Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala sot ka vizituar Trepçën, shkruan Front Online.
Ai përemes llogarisë së tij në Facebook ka thënë se ka marrë premtimin e tyre për përkrahjen e PDK’së.
“Askush më shumë se minatorët nuk ia di vlerën lirisë, pavarësisë dhe shtetit tonë. Ata kanë qenë çdo herë protagonistë në çdo proces historik.
Gjatë kohës sa e kam drejtuar gjigandin metarlugjik “Trepça” (2009-2013) unë ruaj kujtimet më të mira për këta burra punëtorë’’, ka shkruar Shala.
Postimi I plotë:
https://www.facebook.com/FeratShalaOfficial/posts/2939195836355899