Pak orë para ndërrimit të motmotit, Ferat Shala, kandidat për deputet nga PDK, vizitoi familjen e Jakup Krasniqit, ku u prit nga Altin Krasniqi, po ashtu kandidat për deputet nga PDK.
Shala theksoi se kjo familje është mësuar të mos e ketë kryefamiljarin e saj pranë, për shkak të angazhimit të tij të pandërprerë për lirinë e Kosovës.
“Jakup Krasniqi ka kaluar jetën e tij duke qenë i angazhuar për bindjet e tij për një Kosovë të lirë. Ai ka munguar për shkak të periudhave të vështira, si gjatë burgosjes politike në ish-Jugosllavi, pastaj si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe sot ai vazhdon të jetë në betejën e mbrojtjes së luftës për lirinë e popullit të Kosovës”, tha Shala.
Ai kujtoi gjithashtu momentet kur Krasniqi kishte qenë mësuesi dhe inspiruesi i tij për t’u angazhuar në lëvizjet ilegale dhe luftën për liri, duke theksuar se ai ishte një figurë udhëheqëse që e ka ndihmuar në formimin e tij si individ dhe luftëtar për lirinë.
Shala e përfundoi mesazhin e tij duke shprehur krenari për Jakup Krasniqin, duke e cilësuar atë një hero të gjallë të Kosovës, dhe duke e inkurajuar familjen e tij të ndihet krenare për sakrificat dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm.
Postimi i tij: