Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka kujtuar Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhën, në 24 vjetorin e rënies.
Ai ka shkruar se sot, 24 vjet pas, UÇK-ja e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit, po vazhdon të përballet me drejtësinë e munguar.
Por ideali i madh i UÇK-së do të triumfojë edhe në betejën e drejtësisë.
Postimi i plotë:
31 janari i vitit 1997 në kalendarin e historisë sonë kombëtare shënon njërën nga ditët prej më heroikeve: rënien e tre luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.
Me vrasjen në pritë të Zahirit, Edmondit dhe Hakifit, Serbia pandehu se e shkatërroi UÇK-në, por pikërisht kjo rënie u bë mobilizim për luftën e pashmangshme të armatosur.
Sot, 24 vjet pas, UÇK-ja e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit, po vazhdon të përballet me drejtësinë e munguar.
Por ideali i madh i UÇK-së do të triumfojë edhe në betejën e drejtësisë.