Pas shpalljes së gjashtë finalistëve, zbuluam se cila veturë, sipas femrave, është risia më e mirë në vitin 2023. Pak javë pas zgjedhjes së finalistëve, pra fituesve të kategorisë, juria për Makinën Botërore të Vitit për femra ka zgjedhur fituesen e përgjithshme mes fituesve të kategorisë, siç thonë ata “Makina më e mirë në botë për vitin 2023”. Kia Niro, një model deri diku befasues, në të njëjtën kohë është shpallur vetura më e mirë urbane.
Vendimi i jurisë së përbërë nga 63 gazetare femra të automobilave nga 45 vende u shpall më 8 mars, sipas kohës lokale të Zelandës së Re.
Siç kemi raportuar tashmë, Kia Niro është makina më e mirë urbane, Jeep Avenger është SUV-ja më e mirë familjare, Citroën C5 X është makina e madhe më e mirë, Nissan X-Trail është SUV-ja më e mirë e madhe, Audi RS 3 është makina më e mirë sportive dhe Ford Ranger është më i miri 4×4/Pick -up./FrontOnline/