Sot në stërvitjen e paraditës, Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll pati mysafirë të veçantë.
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, “Dardanet” u vizituan fëmijë të çerdheve të Prishtinës, Loja dhe Montessori, përcjell FrontOnline.
Vajzat “Dardane” u kujdesën që fëmijët të kalojnë shumë mirë dhe përmes argëtimit të mësojnë për lojën e hendbollit.
“I falënderojmë përgjegëset për vizitën, që shërben edhe për përmirësimin e mëtejmë të atmosferës në përfaqësuesen tonë”, thuhet në njoftim../FrontOnline/