Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu ka deklaruar se nuk kanë pranuar propozimin e KEK-ut për rritjen e tarifave.
Por që nuk tregoi nëse do të ketë rritje ose jo.
“Çmimi i KEK-ut për rritje nuk është marrë parasysh. ZRRE ka marrë çmimin aktual të gjenerimit. Të hyrat e operatorëve në vlerë prej 399.6 milionë euro do të përfshihen në tarifat e konsumatorëve. Ne jemi duke i shqyrtuar propozimet e operatorëve dhe pastaj do të vendosim”, tha ai, raporton eo.