Ernest Zeka i njohur për publikun me emrin e artit, Estto, i ka dhënë fund beqarisë.Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtari përmes një postimi në InstaStory.
Ai dhe partnerja e tij, Enkela Karavidaj, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë dhe mesa duket këngëtari i ka propozuar buzë detit në një darkë romantike.
Kujtojmë që Estto ka qenë gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private.
Ai ka zgjedhur të jetë i fokusuar të karriera. Disa nga këngët e tij më të njohura janë: “Jeta Jem”, “Ajo shkoi”, “Dashuri”, “Amante”, “A ke ti zemër”, “T’du hala” etj.