Modelja ruse dhe Don Xhoni i dhanë fund lidhjes në distancë disa muaj më parë.
Ndarja e tyre ishte shumë publike me deklarata dhe postime të shumta në rrjete sociale.
Mirëpo, modelja ruse ka vendosur të vazhdojë tutje duke mbyllur kapitullin e lidhjes që bëri bujë në rrjete sociale.
Së fundmi ajo publikoi një fotografi në rrjete sociale duke lënë të kuptohet se ajo është fejuar. Në fotografinë që ajo ka publikuar shihet dora e saj dhe e një burri – identiteti i të cilit nuk dihet – me unaza fejese.
“Kaq ishte”, përshkruan modelja postimin e saj në Instagram.