×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Fehmi Mehmeti: Shpëtuam ekonominë vendore nga kolapsi

    FrontOnline
    07 Prill 2023

    Ish guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka theksuar se për pesë vjet sa ishte në këtë pozitë ka arritur që të ruaj pavarësinë e sistemit financiar në vend, ndërsa, sipas tij, bankat komerciale gjatë kësaj periudhe kanë rritur asetet e tyre për 61%.

    Po ashtu, sipas Mehmetit është rritur edhe lëshimi i kredive për për 57% dhe po ashtu depozitat e qytetarëve në banka për 65%.

    Për ish guvernatorin Mehmeti, siguria dhe ligjshmëria që ka ofruar Banka Qendrore si rregullator ka bërë që sektori bankar në vend të jetë tejet atraktiv për të investuar dhe ai thotë këtë e dëshmon fakti se nga 12 banka sa operojnë në vend, 9 janë më kapital të huaj.

    Në anën një prej vendimeve kapitale me rëndësi të jashtëzakonshme që ish guvernatori ka marrë gjatë mandatit të tij është shtyrja e prej tre muajve të afatit të kredive gjatë pandemisë, vendim ky që sipas tij ka ruajtur sektorin bankar dhe ka kontribuar që bankat komerciale të luajnë rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit.

    “Qysh në ditët e para të pandemisë kemi krijuar grupin punues dhe kemi marr masa, kemi shty pagesën e këstit të kredive, pa paguar interes ndëshkues dhe pa ju prishur gjendja në regjistrin e kredive, pastaj kemi bërë dy herë ristrukturimin e kredive që është bërë për të ruajtur sektorin bankar por edhe për të ruajtur ekonomin e vendit. Imagjinoni sikur ne të kishim qenë shumë strikt dhe të mos kishim marr këto masa, kush do të kishte paguar kredi në mars, prill e në muajin maj të pandemisë, askush sepse të gjithë ishin në panik dhe si pasojë qytetarëve do tu prishej historiku i kredive, bankat do të duhej të mbulonin humbjet nga kreditë e këqija. Edhe bizneseve do t’u përkeqësohej gjendja në regjistrat e kredive dhe sot ata nuk do të mund të merrni kredi për zhvillimin e biznesit”, ka shtuar ish guvernatori Mehmeti, në emisionin EURO n’7.

    Me këtë vendim, ish guvernatori shprehet i bindur se kanë arritur të ruajnë stabilitetin financiar të ekonomive familjare, të bankave komerciale si dhe të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin “Gjatë javës, Presidentja e Republikës së Kosovës,...
    Lajme12 Janar 2025
    Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut, kanë kryer patrullime të motorizuara në Rahovec për disa ditë. Kështu bëri të ditur...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, thotë se një ndër ngjarjet më emocionuese dje, ishte prezenca e një zonje në prag...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video nga fjalimi i mbrëmshëm në hapjen e fushatës së tij. Hamza...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha ka insistuar se Driloni nuk ka pëlqim ndaj Sarës. Ajo thotë se e njeh shumë Drilonin dhe e ka parë si...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha dhe Gresa kanë diskutuar për strategjinë e Drilonit. Gresa thotë se e ka kuptuar lojën e tij, ndërsa Drenusha tregoi se...
    Vip12 Janar 2025
    Xuxi ka refuzuar vendosjen e mikrofonit, duke thyer rregullin kryesor në Big Brother VIP Kosova 3. Pavarësisht se ai është paralajmëruar që...
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duket se është bërë kureshtar të provojë diçka. Ishte Xheneta që e pyeti fillimisht që a pinë ai qumësht të gjirit....
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duke bërë shaka me Sarën, i tha kësaj të fundit që të futet në banjo me të. Sara ishte duke e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.