×
  • Lajme
  • Lajme

    Fehmi Lladrovci për BBC: Anjë civil s’është vrarë nga UÇK’ja, s’luftojmë kundër qytetarëve serbë

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    UÇK’ja nuk ka vrarë asnjë njëri të paarmatorur, asnjë fmëijë, asnjë grua. UÇK’ja nuk lufton kundër popullit serb që jeton në Serbi. Kështu thoshte për BBC’në një figurat kryesore të UÇK’së, Fehmi Lladrovci, që ra dëshmor. “Gjithqysh, edhe me dëshirën më të madhe”, kishte thënë Lladrovci kur pyetej nëse do të jepte jetën për liri.

    “Më e shtrenjtë është liria se vetë jeta” u përgjigj me buzëqeshje Fehmi Lladrovci, duke shtuar se “të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të vetëdijshëm se pushkën e kanë marrë me vdekë për lirinë e Kosovës dhe asnjë nuk kursejnë, ai do të ishte fati im më i madh i jetës”, kishte thënë Fehmi Lladrovci në intervistën dhënë gazetarit të BBC’së, Vaughan Smith në vitin 1998.

    Lladrovci kishte deklaruar se ushtarët e UÇK’së nuk kanë marrë armët në duar për të luftuar kundër popullatës serbe, por kundër regjimit të Millosheviqit.

    “Le të argumentojnë serbët vetëm një rast terrorizmit që e ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ndërsa ne kemi me mijëra që falanga serbe ka bërë terror mbi popullin shqiptar. Le ta tregojnë një njëri të pafajshëm që është vrarë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, një njëri të paarmatosur, një fëmijë apo një grua kudoqoftë në territorin e Kosovës. Dhe, ne armët nuk i kemi marrë për të luftuar kundër popullatës serbe që jeton në Kosovë, por kundër regjimit çetnik dhe kundër forcave policore dhe ushtarake që janë në Kosovë”, kishte thënë Lladrovci.

    Lladrovci kishte deklaruar se UÇK’ja nuk pajtohet me asnjë zgjidhje tjetër, përveç pavarësisë së Kosovës.

    “Ne dëshirojmë çlirimin definitiv të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk pajtohet me asnjë zgjidhje përveç pavarësisë së plotë të Kosovës. Jemi të gatshëm për bisedime me Serbinë vetëm për kufij dhe për asgjë tjetër”, kishte thënë Lladrovci për BBC.

    Në këtë intervistë, Lladrovci kishte thënë se lufta ishte e domosdoshme.

    “Ne nuk i kemi marrë armët në dorë se kemi dëshirë ose jemi të sëmurë me luftu, por është domosdoshmëri pa të cilën nuk kupton askush, as Evropa e as Amerika, prandaj është domosdoshmëri e kohës”, kishte deklaruar Lladrovci.

    Ai kishte thënë se rinia serbe nuk është e interesuar për luftë në Kosovë, por Millosheviqi i kishte paguar dhe i kishte frymëzuar me urrejtje ndaj shqiptarëve.

    “Ushtria jugosllave ka qenë prej kohësh e kyqur në këtë luftë, dhe nuk ka asnjë mundësi të luftojë për arsye se janë të gjithë të rinj dhe nuk kanë motiv për luftë, por këta janë të gjithë njerëz të paguar dhe njerëz që me vite Millosheviqi i ka frymëzuar me shovinizmin më të madh dhe me urrejtjen më të madhe ndaj shqiptarëve, jam plotësisht i bindur se rinia serbe nuk do të jetë e gatshme të luftojë në Kosovë”, thoshte Lladrovci.

    Fahmi Lladrovci ra dëshmor më 22 shtator të vitit 1998, katër muaj pas intervistës që dha për BBC.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komuna e Prishtinës, ka marr sot vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Eduakimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Imri Ahmeti, për FrontOnline, iu është kundërpërgjigjur liderit të AAK-së¸Ramush Haradinajt, rreth idesë që pas zgjedhjeve të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të Policisë të dyshuar për “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Sot rreth orës 14:00 në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është raportuar për gjuajtje me armë zjarri. Rastin e ka konfirmuar për...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj propozimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, që pas zgjedhjeve opozita ta ndan postim...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Bashkëshortja e të akuzuarit Kastriot Mehmetaj, I.B., tha se natën kritike të 21 nëntorit 2021 kishte shkuar tek familja e saj, por...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ka thënë se s’duhet lejuar asnjë lëvizje që synon largimin e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se është duke u përgatitur padi ndaj institucioneve që thotë se “nuk...
    Vip14 Nëntor 2024
    Gjesti ka debatuar me Drilonin për shkak të Xhenetës. Pasi Driloni ia përmendi ‘trileqen’ Xhenetës, Gjestit i kishte ngelur ‘hatri’. Ky i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.