Heroi dhe heroina, Fehmi e Xhevë Krasniqi Lladrovci, pritet të kenë shtatore në Vlorë, qytetin emblematik të pavarësisë, këtë e bëri të ditur, vëllai i heroit, Ramiz Lladrovci.
Në një shkrim të tij, Lladrovci ka bërë të ditur se angazhimi për t’u ngritur shtatoret tashmë kanë filluar dhe pret që së shpejti të realizohet në një nga sheshet e Vlorës.
Ja postimi i plotë i kryetarit Lladrovci në fb:
Vlora e Pavarësisë, Vlora e Flamurit, Vlora e Ismail Qemalit, në një nga sheshet e saj, së shpejti presim të bëhet me shtatore të heroit dhe heroinës, Fehmi e Xhevë Krasniqi-Lladrovci.
Vlora është vendi i përjetësimit të idealeve të mijëra dëshmorëve për liri dhe pavarësi që ndoqën përvojën më të pastër atdhetare, të filluara nga ky vend i nderit e lavdisë.
Falënderoj personalitetet, njëherësh miqtë e mi, të cilët po merren me jetësimin e vendosjes së shtatoreve në Vlorë. Nderimi për heronjtë, është nderim për të tashmen dhe të ardhmen e kombit. Faleminderit!