×
  • Sport
  • Sport

    Federata rumune e dënon vendimin e Kosovës për të mos u kthyer në fushë

    FrontOnline
    16 Nëntor 2024

    Federata e Futbollit e Rumanisë ka dënuar vendimin e Kombëtares së Kosovës për të mos u kthyer në fushë pas kërkesës së gjyqtarit, duke e quajtur këtë veprim mungesë respekti për futbollin dhe frymën e “fair-play”.

    Në një deklaratë për mediat të lëshuar të premten, Federata rumune ka falënderuar tifozët rumunë për mbështetjen e tyre dhe për faktin që nuk u janë përgjigjur provokimeve të ekipit mysafir.

    “8,957 tifozë ishin të pranishëm në Arenën Kombëtare në ndeshjen kundër Kosovës, një përballje që filloi në temperaturë 2 gradë Celsius dhe përfundoi në kushte nën zero. Kombëtarja e futbollit e Rumanisë dëshiron të falënderojë të gjithë të pranishmit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për sjelljen e treguar gjatë kësaj ndeshjeje, e cila do të mbetet në kujtesën e të gjithëve jo vetëm për faktin se zgjati 3 orë, por edhe si një shembull uniteti dhe solidariteti. Ndeshja, e cila filloi të premten në orën 21:45 dhe përfundoi të shtunën në 00:48, ishte një sfidë për të gjithë të përfshirët. Por së bashku, “tricolorët” dhe tifozët e tyre treguan se e respektojnë dhe e duan këtë sport, duke dëshmuar se uniteti mes tyre tejkalon çdo bindje apo ambicie tjetër. “Tricolorët” falënderojnë tifozët për mënyrën se si i inkurajuan dhe për mirëkuptimin e treguar për qëllimin e përbashkët në këtë ndeshje. Gjithashtu, ata vlerësojnë faktin që tifozët, sa më shumë që ishte e mundur, nuk iu përgjigjën provokimeve të ardhura nga miqtë tanë. Nga ana tjetër, është e pafalshme veprimi i ekipit mysafir, i cili zgjodhi të largohej nga fusha pa lejen e gjyqtarit, duke refuzuar ta përfundonte ndeshjen brenda fushës së lojës dhe në frymën e fair-play-it. Ky veprim reflekton një mungesë respekti jo vetëm për futbollin, por edhe për profesionin e futbollistit”, ka shkruar Federata rumune në një komunikatë.

    Ndryshe, ndeshja Rumani – Kosovë e zhvilluar të premten është mbyllur nga gjyqtari pa praninë në fushë të skuadres së Kosovës. Kjo pasi skuadra kosovare kishte lëshuar fushën në kohën shtesë të ndeshjes pasi nga shkallët e stadiumit të Bukureshtit ishin dëgjuar thirrje: “Serbia, Serbia”.

    Nga Rubrika
    Sport27 Dhjetor 2024
    Olimpistja Donjeta Sadiku dhe Bashkim Bajoku, kanë fituar çmimet kryesore në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2024”, të organizuar nga Federata e Boksit...
    Sport27 Dhjetor 2024
    Cristiano Ronaldo ka qenë sot (e premte) i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Globe Soccer Awards që është mbajtur...
    Sport27 Dhjetor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka treguar sot “dorën e hekurt” me një vendim të marrë rreth Llapit dhe kryetrajnerit të tij,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Mali i Zi ka vendosur ta ekstradojë në Shtetet e Bashkuara shtetasin koreanojugor Hyeong Do Kwon, i cili ishte arrestuar në Podgoricë...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Driloni, më në fund ka pranuar hapur pëlqimin që ka për Sarën. Ai madje e pranoi...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme që ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha të kthehet...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, ka thënë se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump,...
    Sport27 Dhjetor 2024
    Olimpistja Donjeta Sadiku dhe Bashkim Bajoku, kanë fituar çmimet kryesore në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2024”, të organizuar nga Federata e Boksit...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Spektakli ‘Prime’ i 21-ti me radhë, sonte do të sjellë shumë surpriza e të papritura për miliona ndjekës të këtij formati televiziv....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.