Sulmi në zemër i Christian Eriksenit mori gjithë vëmendjen në ditën e djeshme në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Mesfushori i Danimarkës pësoi sulm kardiak gjatë ndeshjes me Finlandën, derisa pas reagimit të shpejt të mjekëve, gjendja e tij tashmë është stabile, raporton FrontOnline.
Në paraditën e sotme, Federata e Futbollit të Danimarkës ka zbuluar detaje të reja nga gjendja shëndetësore e Eriksenit.
Njoftimi i plotë i federatës:
“Në këtë mëngjes ne kemi folur me Christian Eriksenin, i cili i ka dërguar përshëndetje të gjithë bashkëlojtarëve. Gjendja e tij është stabile dhe ai po vazhdon të jetë në spital për ekzaminime tjera.
“Ekipi dhe stafi i kombëtares kanë marr asistencën për kriza dhe do të jenë për njëri-tjetrin pas incidentit të djeshëm”
“Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjithë për përshëndetjet e përzemërta për Christian Eriksenin nga tifozët, lojtarë dhe familjet mbretërore të Danimarkës dhe Anglisë, nga Asociacionet Ndërkombëtare, ekipet etj.”
“Ne inkurajojmë që të dërgoni përshëndetjet tuaja tek Federata e Danimarkës dhe do të sigurohemi që ato të shkojnë tek Christiani dhe familja e tij”./FrontOnline/