FC Vitia është anëtarja e re e Superligës së Kosovës në futsall, përcjell FrontOnline.
Kjo skuadër ka arritur ta mbyllë kampionatin në Grupin A të Ligës së Parë, në pozitën e parë, ku në 14 xhiro ka realizuar 11 fitore, dy barazime dhe një humbje.
Në ndeshjen e fundit të këtij edicioni Vitia ka shënuar fitore kundër Obiliqit, me rezultat 2:0.
Lojtarëve dhe stafit të FC Vitia u janë ndarë medaljet si dhe trofeu i kampionit, të cilat i ndanë kryetari i Komisionit të futsallit, Haki Xhemjali, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, koordinatori i futsallit në FFK, Arben Zhjeqi dhe komisari i garave, Hysni Gjinovci./FrontOnline/