Në gjysmëfinale takohen FC Shtimja 26 – FC Prishtina 01 dhe FC Vjosa – FC Komorani. /Telegrafi/
Është mbyllur stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futsall, ku nuk munguan ndeshjet e forta dhe rivalizuese, në njërin prej sporteve më popullore në Kosovë.
Pas nëntë xhiros të zhvilluara, FC Prishtina 01 e ka mbyllur sezonin si kampion vjeshtor.
Kampioni aktual ka marr 7 fitore dhe 2 barazime, ku me 23 pikë është lider.
FC Drenica, FC Vjosa dhe FC Mabetex Prishtina, po ashtu zhvilluan paraqitje shumë të mira dhe kanë pikë të njëjta nga 18 deri tani.
Malisheva me 16 pikë dhe Drenasi me 13 pikë, mbajnë vendet e fundit që dërgojnë në play-off.
FC Liqeni është i shtati me 8 pikë, ndërsa BB Llapi është në vendin e tetë me 7 pikë, aq sa ka edhe FC Obiliqi në vendit e nëntë.
FC Prishtina është në pozitën e fundit me 4 pikë.
Po ashtu janë zhvilluar edhe dy rrethe të Kupës së Kosovës, ku deri në gjysmëfinale kanë arritur FC Prishtina 01, FC Shtimja 26, FC Vjosa dhe FC Komorani.
Në gjysmëfinale takohen FC Shtimja 26 – FC Prishtina 01 dhe FC Vjosa – FC Komorani. /Telegrafi/