FC Prishtina 01 ka zhvilluar ndeshjen e fundit të edicionit të rregullt ndaj Mabetex Prishtinës ku ka pësuar humbje me rezultat 2:1.
Ndeshja ishte e fortë dhe e tensionuar në disa raste, duke e konfirmuar epitetin e derbit të qytetit, përcjell FrontOnline.
Golin e vetëm për skuadrën e FC Prishtinës 01 e shënoi Fitim Krasniqi në pjesën e dytë.
Para ndeshjes FC Prishtina 01 i bëri pritje dhe uruan FC Prishtinën në futboll që u shpallën kampion të Kosovës.
Në “Play-Off” skuadra kryeqytetase do të përballet me Liburnin e Gjakovës të cilët e mbyllën edicionin në vendin e dytë.
FC Prishtina 01 do të fillojë përgatitjet që nesër për ndeshjet e fazës “Play-Off”./FrontOnline/