Aktori kosovar, Arjanit Hoti – i njohur si ‘Lata’ ka vizituar Përfaqësuesen e Kosovës në hotelin Emerald.
Hoti i cili luan serialin komik ‘FC Latta’, ka bërë një video të shkurtër me lojtarët, si: Mirlind Daku, Betim Halimi dhe Visar Bekaj.
“Sekretarë, këta po i blejë. Gërdi po bëjshin”, thotë ‘Lata’.
Kujtojmë që Përfaqësuesja e Kosovës nesër niset për në Antali të Turqisë, ku do t’i luajë dy miqësore – kundër Guinesë (8 qershor) dhe Gambisë (11 qershor).