×
  • Sport
  • Sport

    FBK: Isuf Lumin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e tij të madh në basketbollin e Kosovës

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka nderuar me mirënjohje, të ndjerin Isuf Lumi, i cili ishte Kryetar i parë i FBK-së dhe Sekretar i Përgjithshëm.

    Ceremonia u organizua para ndeshjes ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, çerekfinalja e “Play-off”-it të ProCredit Superligës.

    Nënkryetari i FBK-së, Fatmir Gashi për familjen Lumi ka ndarë mirënjohjen, fanellën me numër 15 në kujtim të 15 vjetorit të ndërrimit të jetës së tij, si dhe një buqetë me lule.

    Mirënjohjet i kanë pranuar familja e ngushtë e Lumit, duke u ndjerë krenarë të nderuar për vlerësimin që i jepet Isuf Lumit.

    I ndjeri Isuf Lumi ka qenë kryetari i parë i FBK-së pas mëvetësimit të sportit të Kosovës, ndërsa pasluftës për disa vite radhazi ka qenë në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të FBK-së, duke kontribuar kështu maksimalisht në të gjitha mënyrat në zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë.

    Në vitin 1991, ishte ndër nismëtarët e themelimit te Federatës së Basketbollit të Kosovës, ndërkaq në Kuvendin e parë zgjedhor, ishte zgjedhur Kryetar i Parë i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

    Në mandatin e parë të themelimit, Isuf Lumi udhëhoqi me shumë sukses hapat e parë të organizimit të pavarur të sportit të basketbollit në Kosovë.

    Nga viti 1995, Isuf Lumi vazhdoi të ishte pjesë e Bordit udhëheqës të Federatës, si dhe ishte në të njëjtën kohë edhe delegat në ndeshjet e basketbollit.

    Funksione të ndryshme dhe aktivitetin e tij, Isuf Lumi e vazhdoi edhe pas përfundimit të luftës, ku tashmë beteja kryesore ishte anëtarësimi në FIBA.

    Fatkeqësisht, frytet e punës së tij dhe suksesin e madh të anëtarësimit në FIBA, Isuf Lumi nuk arriti ta shoh pasi që ndërroi jetën në vitin 2010, kur edhe ishte në mandatin e Sekretarit të Përgjithshëm i FBK-së.

    FBK do ta kujtojë gjithmonë kontributin e tij të madh në basketbollin e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport29 Maj 2025
    Drita njofton për ndarjen me Florjan Smakiqin. Klubi gjilanas zbuloi se portieri kosovar e ka gjetur një ekip tjetër dhe “Intelektualët” e...
    Sport28 Maj 2025
    Përditësimet e së mërkurës tregojnë se Milani i ka paraqitur një ofertë fillestare Massimiliano Allegrit për ta marrë drejtimin e skuadrës si...
    Sport28 Maj 2025
    Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21. “Dardanët” pavarësisht që patën paraqitje më të mirë...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Agjencia e lajmeve Reuters, ka shkruar për protestën e mbajtur sot në Prishtinë nga qindra pronarë biznesesh kundrejt vendimit të daljes në...
    Sport29 Maj 2025
    Drita njofton për ndarjen me Florjan Smakiqin. Klubi gjilanas zbuloi se portieri kosovar e ka gjetur një ekip tjetër dhe “Intelektualët” e...
    Kronika29 Maj 2025
    Policia e Mitrovicës së Jugut ka arrestuar sot një person i cili ishte i kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës. Siç njofton...
    Lajme29 Maj 2025
    Ish-deputeti i AAK-së, Haki Abazi ka reaguar për protestën e bizneseve të cilët bllokuan për dy herë hyrjet kyçe të kryeqytetit. Sipas...
    Vip29 Maj 2025
    Besart Kelmendi – Gjesti po vazhdon me koncerte nëpër vende të ndryshme të Evropës. Fituesi i Big Brother VIP Albania 4 ka...
    Lajme29 Maj 2025
    Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, që nga qershori i vitit 2023, masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.