Përfaqësues nga FBI, Shërbimi Sekret dhe Zyra lokale e Sherifit, kanë mbajtur një konferencë lidhur me të shtënat me armë zjarri të raportuara pranë fushës së golfit ku po luante ish-presidenti Donald Trump në Florida.
“Donald Trump ishte subjekt i një “tentative të dukshme vrasjeje” në klubin e tij të golfit në Florida, deklaruan nga Zyra Federale e Hetimeve në ShBA.
Lidhur me rastin raportohet se është ndaluar një person.
Pas këtij incidenti që ndodhi, ish-presidenti amerikan raportohet të jetë shëndosh e mirë, shkruajnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv
“Jam i sigurtë dhe mirë! Asgjë nuk do të më ngadalësojë, nuk do të dorëzohem kurrë!”, deklaroi ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.