Laura Fazliu e ka nisur për mrekulli Kampionatin Evropian të xhudos në Portugali.
Xhudistja nga Kosova e ka mposhtur me Ippon gjermanen Dena Pohl, shkruan FrontOnline.
Me këtë fitore, Falziu kalon tutje në rrethin e dytë , ku do të ketë punë me Juul Franssenin e Holandës.
Si Fazliu, edhe Akil Gjakova e ka nisur furishëm këtë kompeticion.
Xhudisti pejan e ka mposhtur izraelitin Ido Levin me Ippon.
Në rrethin e tretë, ai do të përballet me gjermanin Zing Anthony./FrontOnline/