Të shtunën e të dielën zhvillohet xhiroja e 21-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të shtunën janë katër ndeshje e të dielën dy të tjera.
Por skuadrat e kreut të tabelës nuk pritet të kenë telashe për të arkëtuar pikët e reja, përcjell FrontOnline.
Istogu, që i ka fituar 20 ndeshjet e deritashme, e pret Shqiponjën e Gjakovës. Kjo ndeshje është të shtunën nga ora 18:00. Pra Istogu udhëheq në tabelë me 40 pikë kurse Shqiponja është e gjashta me 22 pikë.
Të shtunën janë edhe ndeshjet Vëllaznimi – Drita (15:00), Prishtina – Samadrexha (15:00) e Jusuf Gërvalla – Vushtrria (13:00).
Ndeshjet e së dielës janë: Vjosa – Ferizaj (17:00), KEK-u – Kastrioti (16:30)./FrontOnline/