×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Faturat e “fryra” të energjisë elektrike, ZRrE-ja pranon 22 ankesa nga konsumatorët

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2023

    22 ankesa të konsumatorëve ka pranuar Zyra e Rregullatorit të Energjisë(ZRrE).

    Kjo, pasi që shumë qytetarë janë ankuar për faturat e shtrenjta të muajit dhjetor.

    Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë kanë thënë për Front Online se të gjitha ankesat duhet të bëhen tek furnizuesi, para se të njëjtat të shqyrtohen nga Rregullatori.

    “Në përputhje me Procedurën për zgjidhjen e ankesave në sektorin e Energjisë, të gjithë konsumatorët të cilët kanë ankesa në lidhje me shërbimet e ofruara nga furnizuesi apo operatorët e sistemit fillimisht duhet t’i paraqesin këto ankesa te furnizuesi përpara se të kërkojnë shqyrtim nga Rregullatori. Për sa i përket ankesave për faturat e fundit, ju informojmë se deri me sot janë pranuar 22 ankesa te konsumatorëve, të cilat janë referuar tek Furnizuesi”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së, për Front Online.

    Sipas ZRrE-së, çdo furnizues apo operator i sistemit është i detyruar t’u përgjigjet të gjitha ankesave të konsumatorëve, në mënyrë efikase dhe të drejtë.

    Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë kanë bërë të ditur se do ta shqyrtojnë çdo ankesë të pranuar nga furnizuesi.

    “Pas pranimit të përgjigjes nga Furnizuesi, Konsumatorët mund të parashtrojnë ankesë në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Rregullatorit. ZRRE-ja do të shqyrtoj çdo ankesë të pranuar në përputhje me dispozitat që parashihen në Procedurën për zgjidhjen e ankesave në sektorin e energjisë”, thuhet më tutje në përgjigjen e ZRrE-së, për Front Online.

    Për faturat e dhjetorit për Front Online ka folur edhe avokati i Popullit, Naim Qelaj.

    Ai ka thënë se do të kërkojnë sqarim nga ZRrE-ja.

    “Pa dyshim që është shkelje, faturat në raport me konsumatorin për shërbimet e kësaj natyre gjithmonë kanë qenë transparent, duhet edhe me përshkruar natyrën e rritjes, nëse ka pas rritje. Për me e vërtetu këtë neve na duhet me hetu. Po besoj që ditëve në vijim kemi me iu drejtu ZRRE-së, edhe kemi me marr një përgjigje”, tha ai për Front Online.

    Kurse të enjten kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka thënë për Front Online se Qeveria subvencionoi familjet për energji elektrike që mos ta vërenin rritjen e çmimit.

    Madje ai ka deklaruar se duhet të  bëhet një auditim gjeneral urgjent, por edhe hetim.

    Me reagim për këtë çështje ka dalë edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

    Nga KMDLNJ i kanë quajtur si “jonormale” faturat e këtij muaji, derisa i kanë kërkuar Prokurorisë së Shtetit që të nis hetime urgjentisht./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka komentuar për FrontOnline në lidhje me listën e zezë të paralajmëruar nga SHBA për Ballkanin Perëndimor. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhore në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë....
    Lajme10 Janar 2025
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline ka komentuar paralajmërimin e SHBA-së për një listë të re sanksionesh ndaj Ballkanit Perëndimor për vitin...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pak ditë para se ta përfundoi mandatin e tij si president i...
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.