×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Fatos Nano sërish me probleme shëndetësore

    FrontOnline
    11 Shtator 2024

    Ish-kryetari i PS dhe ish kryeministri shqiptar, Fatos Nano përsëri me probleme shëndetësore.

    Dy burime të pavarura nga njëri-tjetri, i konfirmuan Top Channelit problemet e fundit të NANO-s, transmeton klankosova.tv.

    ”Bëhet fjalë për një rrëshqitje dhe ka pësuar shembje kockash. Asnjë me rëndësi apo kërcënuese për shëndetin e tij”, tha një prej miqve të afërm të zotit Nano.

    Konkretisht, ish-lideri socialist Fatos Nano ka pësuar frakturë në qafën e femurit të këmbës së majtë.

    Fatos Nano prej disa muajsh bënte fizioterapi, por gjatë ditës së sotme teksa bënte ushtrimet e fizioterapisë është rrëzuar duke dëmtuar këmbën e majtë.

    Aktualisht po trajtohet në një spital privat dhe ditën e nesërme do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale.

    Ndërsa një tjetër pas një komunikimi me familjen tha se ”situata e tij shëndetësore është nën kontroll”.

    Gushtin e vitit të shkuar Fatos Nano u përball me një situatë të vështirë shëndetësore.

    Lideri historik i Partisë Socialiste, iu nënshtrua një intubimi pasi atij i është rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

    Por pas ndërhyrjes intensive të mjekëve ia doli të kishte një shëndet të stabilizuar.

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Gusht 2025
    Edhe kjo e martë sjell një përzierje emocionesh, sfidash dhe mundësish për të gjitha shenjat. Yjet ofrojnë udhëzime të vlefshme për të...
    Lifestyle24 Gusht 2025
    Dashi Ju dëshironi dhe prisni që dikush t’ju kontaktojë. Ju prisni dëshpërimisht pranë telefonit ose kompjuterit duke pritur lajmin që dëshironi të...
    Lifestyle24 Gusht 2025
    Themeluesi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ka njoftuar se modeli më i fundit i inteligjencës artificiale i kompanisë së tij, Grok...
    Të tjera
    Sport27 Gusht 2025
    Barcelona nuk ka mundur ende t’i veshë fanellat e reja në gara zyrtare në sezonin 2025/26, një situatë që po shkakton kokëçarje...
    Vip27 Gusht 2025
    Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, po qëndron për një vizitë në Kosovë, ku po punon për finalizimin e një projekti në...
    Lajme27 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje si Ministër, pas zgjedhjes së Dimal Bashës si Kryeparlamentar. Aliu ka thënë...
    Lajme27 Gusht 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u takua me emisarin francez për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz. Takimi u mbajt në...
    Ekonomi27 Gusht 2025
    Gjatë muajit korrik, importet e Kosovës kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke reflektuar kërkesën e lartë në tregun vendor dhe varësinë nga...
    Kronika27 Gusht 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe, janë shqiptuar 2551 gjoba trafiku. Nga policia...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.