Faton Hajrizi, që u arratis të shtunën nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ka postuar një video në rrjetin social “TikTok”. Ai është shfaqur me një maskë në fytyrë pasi siq tha ai, ka pasur një lëndim në faqe derisa është arratisur.
Hajrizi paralajmëroi se do të dalë pa maskë në ditët në vijim dhe do të hyjë live në “TikTok”.
Ai tha se këtë video e ka postuar për personat që e përkrahin.
“Dikush mund të thotë që këtij personi i është bërë hobi të ik nga burgu, nuk është e vërtetë. Edhe unë dëshiroj dhe dua të jem i lirë si të gjithë shqiptarët në përgjithësi, se halli është te shqiptarët, nuk e kam hallin a është Ukraina e lirë, a është Izraeli i lirë, unë mërzitna vec për shqiptarët. Nuk jam Albin Kurti unë me u mërzit për Izraelin ose për Ukrainën a janë të lirë. Arsyeja pse unë jam kanë me datën 1 dhe jam kthyer me datën 3 në vikend, arsyeja pse nuk kam ikur gjatë vikendit është pikërisht që unë e kam dhënë fjalën se nuk iki nga vikendi. Kam pasur probleme gjatë arratisjes me tel dhe muri dhe unë kam pasur lëndime në fytyrë, për atë arsye e mshefa ftyrën”, ka thënë Hajrizi.
Ai thotë se nuk është ashtu siç e pasqyron policia.
“I falënderoj shumë përkrahësit e mi jashtë mase, edhe ata që bëjnë kritika ju përgjigjna pozitivisht, kqyrne mirë jetën tem, ka njerëz që e dinë në detaje jetën tem. Nuk jam ai që policia e pasqyron. Unë jam Faton Hajrizi i cili jam kanë 14 vjeçar në luftë. Unë jam Faton Hajrizi i cili kam vepruar në anën e Ibrit 2006-2007 për të mirën e këtij vendi, unë i kam shti me ikë rojet e Ibrit, unë vetëm. S’po du me u livdu hic për kurgjë, po du me thon që unë nuk jam armik i popullit, unë e du shtetit po shtetin qysh duhet, jo shtetin e sotit. Ju e dini mirë që unë burgun e kom kry qe një vit e gjysmë, u dasht me kanë në liri… Nuk është normale unë me i mbajt 23 vite burg, 15 vjeçar kam rënë në burg e 40 vjeçar jam sot”. Me ardhë mbikëqyrësi që në kohën e Serbisë ka qenë oficer e më m’thanë mu qu prej gjumit në ora 09:00, 11:00 e ora 18:00. Nuk është në rregull pse mem provoku ai mua.””
“Me ardhë mbikëqyrësi që në kohën e Serbisë ka qenë oficer e më m’thanë mu qu prej gjumit në ora 09:00, 11:00 e ora 18:00. Nuk është në rregull pse mem zajabat ai mua. Kur bëhet fletërreshtimi, mbikqyrësi vjen e i numëron të burgosurit zyrtarisht po jo me qit provokime nënstop. Nuk është në rregull, qito mu më kanë shti me marr këtë vendim dhe me dalë përkohësisht në liri. Unë jam i sigurt që pjesën e mbetur, edhe pse nuk pajtohna me këtë drejtësi, ka mu kthy e me mbajt, e di unë kur, kur e shoh që ka ligj, rend dhe pjekën kushtet. Personalisht kam vërejtje të mëdha në burgun e Smrekonicës në tip te hapur, aty unë kam nejt 1 mu je gjysmë asnjëherë s’jam ngi ushqim aty. Avni Miftari ka ardhë prej burgut të Dubravës vec me ia rëndu të burgosurve jetën, qet ligje pa ligj.”/Express
@faton.hajrizi.i.v