×
  • Lajme
  • Lajme

    Faton Abdullahu aderon në PDK, Enver Hoxhaj paralajmëron aderime të reja

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2020

    Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëhrit edhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj ka prezantuar aderimin e Faton Abdullahut, i cili i është bashkuar sot PDK-së.

    Hoxhaj duke i uruar mirëseardhje Abdullahut ka theksuar se Partia Demokratike është një shtëpi e madhe që së bashku me procesin e reformimit të brendshëm, po hapet edhe për intelektualët jashtë partisë, të cilët do ta kenë vendin dhe hapësirën e merituar në PDK.

    “Tani Kosova po kalon në faza të vështira politike. Shteti ynë, i ndërtuar mbi shumë sakrifica, sot gjendet në udhëkryq. E kërcënuar së brendshmi nga populizmi dhe së jashtmi nga goditja ndaj UÇK-së dhe shtetësisë, Kosova ka nevojë të udhëhiqet nga një parti e dëshmuar shtetformuese si PDK-ja.”, tha ai.

    Hoxhaj tha se për ta parandaluar zhbërjen e shtetit, PDK-ja do të garojë në këto zgjedhje në aleancë të gjerë me qytetarët dhe ekspertët e fushave të ndryshme që mund ta ndihmojnë vendin në këto momente vendimtare.

    “PDK-ja po kthehet edhe një herë te baza, po dëgjon pulsin e qytetarit, po i ndjen kërkesat e tij dhe së bashku me të po e krijon një bllok të gjerë për ta parandaluar zhbërjen e shtetit dhe kthimin e shtetit në binarët e zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit me aleatët perëndimorë, në krye me ShBA-në. Blloku i madh opozitar i koalicionit mes PDK-së dhe qytetarit është garanca e vetme për ta ruajtur shtetin dhe për ta rimëkëmbur Kosovën ekonomikisht dhe kombëtarisht.”, shtoi Hoxhaj.

    Ndërkaq, Faton Abdullahu duke e falënderuar kryetarin Hoxhaj për pritjen tha se ka vendosur t’i bashkëngjitet PDK-së, sepse kjo parti ka hapur dyert për ide të reja, për njerëz të ri, për ndryshime të mëdha.

    Si biri i ish të burgosurit politik Rexhep Abdullahu, Abdullahu theksoi se ADN-ja e tij politike dhe ADN-ja atdhetare e familjes së tij natyrshëm e lidhin me PDK-në.

    “Unë jam i bindur se një Parti politike vlerësohet nga rrënjët. Unë ju besoj rrënjëve të PDK-së, sepse besoj tek vlerat e luftës, tek UÇK -ja. UÇK është margaritar i qytetërimit evropian. Në këtë pjesë të Evropës Kosova fitoi miq perëndimorë falë luftës së UÇK -së me pushkë në dorë. Falë kësaj lufte lëvizën kufijtë në Ballkan ato u shtynë tutje në të mirë të interesave evro-atlantike. Unë besoj palëkundshëm në këto rrënjë të PDK-së ashtu sikundër besoj se degët e këtij trungut edhe mund të krasiten për tu bërë më të mira e më të shëndosha. PDK më ka bindur sot më shumë se kurrë se aty ku ka populizëm, aty ajo di të vendos pragmatizëm, aty ku ka tutcana dhe hezitim, ajo di dhe mund të kthej guxim, aty ku ka zhgënjim, aty di të kthej shpresë e besim dhe aty ku ka ndarje e përçarje di dhe mund të kthej bashkim.”, tha ai.

    Sipas Abdullahut, PDK-së i është bërë një hile e madhe pasi partia po hyn në garë zgjedhore dhe pa kryetarin e saj Kadri Veselin, por që punët e filluara mbarë nga ai, idetë për reforma e ndryshime, strategjinë për ta luftuar krimin e korrupsionin dhe riparimi i raporteve më aleatët e vendit do t’i shtyjë përpara më fortë se kurrë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

    “Kosovës i duhet një Kryeministër si z. Hoxhaj që e kupton drejtë e mirë gjuhën evro-atlantike e jo një Kryeministër i cili nuk e gjen rrugën për në Uashington. Sot, z. Hoxhaj është këtu sepse tek ai PDK ka pa njeriun që krijon balance me korrektësi dhe guxim dhe bashkon njerëz me urti e largpamësi. Kurrë më shumë nuk na është dashur një Kryeministër i tillë i cili në përballjen me të gjitha të këqijat e Kosovës dhe sidomos me rrezikun nga Serbia, na bashkon dhe na balancon drejtë e dobishëm me aleatët tanë. Edhe një herë faleminderit Kryeministër i ardhshëm i Kosovës, juve dhe bashkëpunëtorëve të juaj për besimin dhe mundësinë – dalshim faqebardhë – bashkë me Kosovën dhe gjithë qytetarët e saj – shnet e suksese.”, përfundoi ai.

    Faton Abdullahu ka lindur në Prishtinë, ku e ka kryer shkollën fillore dhe të mesme. Ai ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa ka magjistruar shkencat politike në njërin nga Universitetet më të mira në Britani “UCL”.

    Faton Abdullahu është autor i disa librave dhe analist politik në mediat vendore, për të cilat edhe shkruan rregullisht kolumne. Ai ka qenë kryeredaktor dhe gazetar në disa media si në vend ashtu edhe jashtë vendit. Ai ka qenë zëdhënës i Qeverisë së Kosovës në vitin 2016/17.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme15 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka deklaruar se “aleancat e forta e mbrojnë demokracinë”. Këtë deklaratë Osmani, e dha në Ditën Ndërkombëtare...
    Lajme15 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka kujtuar Betejën e Kaçandollit në 26-vjetorin e saj. Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi u shpreh...
    Lajme15 Shtator 2024
    Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka njoftuar se operacioni për gjetjen e turisit të zhdukur më datën 5 shtator është pezulluar....
    Të tjera
    Lajme15 Shtator 2024
    Një veturë ka rënë sot në gropën ku po zhvillohen punimet në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. Lidhur me rastin janë...
    Lajme15 Shtator 2024
    Kanë mbetur edhe 15 ditë afat, për aplikimin të subvencioneve të instalimit të sistemeve diellore për familje apo biznes. Kështu ka njoftuar...
    Lajme15 Shtator 2024
    Deputeti Avdullah Hoti ka njoftuar se Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai...
    Lajme15 Shtator 2024
    Pas një jave pushim, nesër do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët”...
    Lajme15 Shtator 2024
    Një veturë ka rënë në hapësirën ku po kryhen punime në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. Aksidenti ndodhi sot në orët...
    Sport15 Shtator 2024
    Cristiano Ronaldo është diagnostikuar me një infeksion viral dhe nuk do të marrë pjesë në ndeshjen hapëse të Champions League të Azisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.