Pak minuta pas arrestimit të Jakup Krasniqit, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka njoftuar konferencë për media.
“Ju njoftojmë se sot prej orës 16:30, kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban konferencë për media” thuhet në njoftimin e Nismës.
Jakup Krasniqi para pak minutash është nisur për në Hagë pasi që i është konfirmuar aktakuza.
Plot 10 orë ka zgjatur bastistja e shtëpisë së tij në Velani nga forcat e Eulexit.