
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në Ditën Ndërkombëtare të Peronave të Pagjetur, sjellim në kujtesë se në çfarë dhimbjesh ka kaluar vendi për të ardhur deri te liria.
Kreu i Nismës ka thënë se sot rikonfirmojnë vendosmërinë e Kosovës se nuk do të lenë gurë pa lëvizur deri në zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur.
“Çështja e personave të zhdukur është plagë e cila rendon mbi shoqërinë tonë tash e 20 vjet dhe se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë për sa kohë nuk zbardhet fati i të gjithë personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj./Front Online/
