Mirlind Daku është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë edicion me Ballkanin.
Sulmuesi gjilanas falë formës së mirë, po monitorohet nga agjentë të huaj, shkruan FrontOnline.
Nga ana tjetër, “ProScout”, një faqe portugeze, e ka zgjedhur Dakun si “talent të javës”.
“Mirlind Daku është 23 vjeçar, sulmues nga Kosova që luan për Ballkanin në Superligë, i huazuar nga Osijeku i Kroacisë. Ne e kemi përmendur edhe më herët, dhe tash e zgjedhim lojtarin e javës”, shkruan kjo faqe.
Në 28 ndeshje këtë edicion në Superligën e Kosovës, Daku ka shënuar 26 gola./FrontOnline/