Atdhe Nuhiu është një prej arsyeve që Bernard Challandes po merr kritika nga tifozët dhe analistët e futbollit kosovar.
Sulmuesi shtatlartë ishte i grumbulluar me Kosovën edhe për tri ndeshjet e marsit, por nuk u paraqit as edhe për një sekond në asnjëren ndeshje.
Së fundmi dikush ka edituar profilin e tij në “Wikipedia” dhe duket se për synim ka pasur talljen me reprezentuesin e “Dardanëve”.
Aty figuron se Atdhe Nuhiu ka luajtur për skuadrat e njohura si Barcelona, Manchester United, Bayern Munich e Chelsea.
Gjithashtu, nga ndryshimet e bëra në profilin e 31-vjeçarit, del se ai gjatë karrierës së tij deri më tani ka shënuar 720 gola.
Megjithatë e vërteta është se Atdhe Nuhiu nuk ka luajtur për skuadrat e lartpërmendura dhe se nuk e ka arritur atë shifër golash.
Nuhiu momentalisht aktivizohet te Apoel Nicosia, teksa në të kaluarën ka luajtur edhe për Wels, Austria Karnten, Ried, Rapid Vienna, Eskisehirspor dhe Sheffield Wednesday.
Me Përfaqësuesen A të Kosovës, Atdhe Nuhiu ka regjistruar 19 paraqitje zyrtare dhe ka shënuar tre gola./Zeri/