×
  • Lajme
  • Lajme

    Faqet e rrejshme shantazhuese

    FrontOnline
    22 Janar 2021

    Shumë biznese dhe figura publike, përfshirë gazetarët, analistët, politikanët e gjyqtarët në Kosovë po i nënshtrohen shantazheve dhe goditjeve nga faqet e rrejshme që janë krijuar në rrjete sociale e që kanë mijëra ndjekës.

     

    Ato sulmojnë këdo qe nuk paguan per to reklama apo nuk i përshtatet ideologjisë së tyre. Të njejtat nuk janë të regjistruara derisa gjenerojnë të hyra nga marketingu. Emisioni Udhëve ka hulumtuar në lidhje me këto faqe dhe të gjeturat e emisionit flasin se propaganda që prodhohet nga to rrezikon edhe cënimin e  sigurisë së përgjithshme.

    “Këto faqe nuk janë media. Këto faqe nuk mund të jenë anëtarë të asnjë institucioni ose organizate që merret me mediat”, ka thënë Imer Mushkolaj, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Mediave të Kosovës.

    Është gazetari Basri Shala, pronar i portalit Fakte Plus ai që kishte filluar të hulumtoj veprimtarinë e faqeve të rrejshme. Shala ka treguar për emisionin Udhëve se disa biznese, kishin ndërprerë reklamimin në portalin e tij, pasi ofertat nga faqet e rrejshme ishin me mundësi shumë më të mëdha të përhapjes së reklamave.

    Si të tilla, këto faqe veprojnë pa i penguar askush. Është vetëm organizata “Factchecker Kosova” ajo që po identifikon lajmet e rrejshme dhe mediat e rrejshme dhe po insiston në vazhdimësi që ato faqe të mbyllen. Por, në këtë bejetë, siç duket, kjo organizatë akoma ka mbetur e vetme. “Ajo qe duhet te dine personat fizik dhe ata qe menaxhojne faqe, ne hapesiren kibernetike pergjegjesia eshte e njejte si ne jeten reale”, ka thënë  Mentor Hoxhaj, Udhëheqës i Factchecker Kosova.

    Profesori Universitar Milazim Krasniqi, një nga themeluesit e degës së gazetarisë në Universitetin e Prishtinës thotë se krijimi i faqeve të rrejshme tashmë është një fenomen global.

    “Efektet anesore ose negative te ketyre projekteve jane shume te medha jo vetem ne aspektin psikologjik dhe kominikimit me gjuhe te urrejtjes, por kjo oparaqet rrezik edhe per sigurine e përgjithshme”, ka thënë Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka thënë se nga 1...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski është shprehur i lumtur  për pritjen që ia bëri homologu i tij, Albin Kurti, sot...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Dëshmitari Nezir Çoçaj gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka thënë se i është kërkuar nga Ferat Shala që të inkuadrohet në...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Pas pak pritet të fillojë mbledhja mes dy qeverive Kosovë-Maqedoni e Veriut. Paraprakisht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e priti me ceremoni...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës pret sot nga kryeministri Albin Kurti “që ta ngrejë çështjen e cenimit të gjuhës shqipe...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar ndaj qasjes së kryeministrit Kurti ndaj Gjykatës Kushtetuese i cili gjatë javës që shkoi...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë sonte ndeshjen e fundit të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve....
    Opinione18 Nëntor 2024
    Nga: Thomas Piketty E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë është që një bërthamë e fortë shtetesh, të udhëhequr nga...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski bashkë me delegacionin e tij. Ata u mirëpritën me ceremoni zyrtare....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.