Ditëlindja e Luana Vjollcës vazhdon ende! Prej më shumë se një javë autorja dhe moderatorja e njohur ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se ndodhet me pushime në Greqi, në vendin e preferuar të yjeve botërorë Mykonos.
E teksa poston foto mjaft të bukura e plot elegancë, autorja na ka treguar se po ndihet mjaft mirë këto ditë pushimi.
Mirëpo përveç komenteve pozitive ka komentues me profile fallco që kapen me detaje të panevojshme dhe njëjtë ka ndodhur edhe me Luanën, e cila rrallë herë replikon me ndjekësit negativë.
Por këtë herë e bëri për të dhënë një mësim të mirë për vajzat e reja, për shpërdorimin e tepërt të parave, aq më teper në gjëra luksi.
Një nga fanset e moderatores shkruan në foton ku Luana pozon para dyqanit të markës luksoze “Louis Vuitton”:
“Mundet edhe të futesh tek dyqani L.V.. të blesh një palë shapka të reja, se ngele me ato PHP.”
Ndërsa moderatorja i ka kthyer komentueses përgjigjen me një mësim mjaft të vlefshëm brenda.
“Pse të harxhoj lekë kot kur këto e kryejnë ende funksionin e tyre?”, ia kthen Vjollca, teksa ka marrë shumë përkrahje nga ndjekësit që janë një mendim me të.