Paraqitja e fundit e Justin Bieber ka shkaktuar shqetësime pasi u pa së fundmi me një pamje të plogësht.
Këngëtari, 30 vjeç, thuhet se tani i ka kaluar kufijtë edhe ndaj gruas së tij Hailey Bieber me sjelljen e tij të papranueshme, pasi fansat e pranojnë se janë të frikësuar për krijuesin e hitit “One time”, shkruan DailyMail.
Fotografitë vijnë pasi burime të brendshme thanë për DailyMail se miqtë e Hailey-t po shqetësohen gjithnjë e më shumë për veprimet e këngëtarit.
Sipas burimit, disa nga rrethi i saj i ngushtë po e inkurajojnë Hailey-n të largohet nga muzikanti pasi kishte duruar shumë që nga fillimi i martesës së tyre.
Shqetësimet për krijuesin e hitit “Yummy” është rritur muajt e fundit, pas një sërë paraqitjesh të zymta dhe pretendimeve për martesën e tij të tensionuar.
Gjithmonë ka pasur spekulime për relacionin e tij me Hailey-n duke qenë se fansat e Selena-s ende nuk e kanë pranuar faktin për martesën e tij me modelen. /Telegrafi/