Modelja Emily Ratajkowski ka postuar një foto nga ceremonia e ndarjes së çmimeve të modës organizuar nga Shoqata Amerikane e Dizajnuesve të Modës (CFDA). Ajo kishte veshur një bluzë me mëngë të gjata dhe një fund të gjerë që arrinte deri te gjuri.
“Unë pothuajse nuk e postova këtë sepse e dija se çfarë polemika do të shkaktonte, por hej, është trupi im dhe nuk do të mbështetem në kritika”, shkroi Emily në një përshkrim të fotos.
Sipas këtij përshkrimi, Emily priste që kjo foto të shkaktonte komente të shumta në kurriz të pamjes së saj, gjë që edhe ndodhi. Shumë e thërrisnin me emra në komente për shkak të barkut.
“A je mirë?”, “Më falni, por kjo është thjesht e sëmurë”, “Hani diçka”, “Në dreq?” Nuk u jepni një shembull të mirë vajzave të reja”, ” Çfarë nuk shkon me barkun e saj?”, “Kjo nuk duket e shëndetshme”, “Jam shumë e shqetësuar për shëndetin tuaj”, janë vetëm disa nga komentet që ajo ka marrë poshtë fotos.
Ka pasur edhe nga ata që kanë pëlqyer barkun e Emily-t dhe e kanë mbrojtur atë nga komentet negative.
“Më duhet një bark si ky”, “Më kanë mërzitur këto komente që e turpërojnë pamjen e saj. Çfarë nuk shkon me ju?”, “Si e keni atë lloj barku pas shtatzënisë? Përsosmëri”, “Cili është programi juaj i ushtrimeve?”, “Mos fol më për barkun e saj”, “Kujdesu për trupin tuaj”, e mbronin fansat e saj./FrontOnline/