Alban Ramosaj është një nga personazhet publikë shqiptarë që përveçse muzikës së mirë bën edhe udhëtime të bukura.
Edhe në intervista që ka dhënë së fundmi Albani është shprehur se udhëtimet janë një formë karikimi që më pas ai e reflekton tek muzika që prodhon.
E megjithatë ndjekësit dhe fansat e tij në rrjetet sociale janë kuriozë të dinë se ku i gjen paratë këngëtari që udhëton kaq shumë dhe ai e ka një përgjigje:
”Shtyp “flights” në Google-tap, shko tek datat pa destinacion dhe aty do të gjesh udhëtimet më të lira”, sugjeron Albani për fansat e tij.
Por ata nuk ngurrojnë ta pyesin sepse ai udhëton gjithnjë vetëm por edhe për këtë ai e ka një përgjigje:
”S’është se udhëtoj gjithnjë vetëm, madje kam krijuar shoqëri kudo ku shkoj”, thotë ai.