Sherret mes reperave dhe influencerave të TikTok po rriten dita-ditës, të cilat janë bërë shqetësuese. Disa muaj më parë Noizy u përfshi në një sherr të ashpër përpara lokalit të tij në qytetin bregdetar.
Noizy doli jashtë lokalit dhe e ka goditi ‘rivalin’ e tij, Clevion, së bashku me shokët, teksa e gjithë skena e dhunshme xhirohej nga kamerat.
Menjëherë pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe reperi Clevio ndodhet, akoma në burg për shkak të shkeljes së masës arrest shtëpie. Disa ditë më pare reperi Stresi u përfshi në një sherr brutal me BMT, duke i shkaktuar këtij të fundit disa plagë në trup, raporton VOX.
Por duket se dhuna nuk ndalet këtu, gjatë një koncertit të Noizyt një tjetër reper me emrin ‘Medi Iseni’ i cili jeton në Zvicër është sulmuar me grushta nga disa ‘fansa’ të reperit.
Kujtojmë se ‘Medi Iseni’ është shoku i Kozakut dhe reperit nga Kosova, Fero por që ka patur përplasje me ofendime me reperin Noizy.
Për më tepër shikoni videon e mëposhtme: