Dafina Zeqiri komentohet shumë edhe përtej muzikës.
Këngëtarja komentohet shumë për pamjen e jashtme.
Gjatë ditës së djeshme ajo ka publikuar një fotografi ku u shfaq pa grim.
E vëmendje morën buzët e saj të fryera, dhe për këtë u kritikua.
“Dje përdora një filtër që i bëri buzët e mia të duken shumë të mëdha. Komentet ishin të pabesueshme, të ashpra sidomos ato që vinin nga femra që më ndiqnin mua. Bullizuese”, shkruan Dafina
Duke vijuar, “Shikoni fytyrën dhe filtrat tuaj. Kur të mbushni ju 33 vjeç dhe të mos keni bërë botoks apo mbushës, ejani të flisni me mua”, tha ajo.
Kështu duke i përgjigjur të gjitha kritikave rreth fytyrës së saj.