Ditën e djeshme moderatorja Bora Zemani publikoi një fotografi me aktorin Donald Veshaj.
Kjo fotografi konfirmoi ribashkimin e tyre pas shumë zërave se dyshja tashmë I janë rikthyer njëri-tjetrit.
Fotoja e çiftit nga studioja e “Më Lër Të Flas” u bë kryefjala e mediave dhe rrjeteve sociale pasditen e djeshme.
Të shumtë kanë qenë edhe fansat që janë lumturuar për dyshen e tyre të preferuar, por nuk munguan edhe ato që e shfrytëzuan seksionin e komenteve për t’u “hakmarrë” ndaj Beatrix Ramosajt.
Komentuesit e kanë bërë këtë as më pak dhe as më shumë se duke përdorur shprehjet që dikur janë thënë nga këngëtarja.
“Komshinjtë janë duke u çmendur sot,”-shkruan një ndjekës.
“Beatrix është duke i çmendur komshinjtë në këto momente,”- shkruan një tjetër.
Kjo ishte një frazë e përdorur nga Ramosaj në një foto të postuar nga Bora Zemani, moment i shkrepur mbrëmjen që bëri bujë të madhe kur zhvilloi takimin me Donald Veshajn në shtëpinë e “Big Brother Vip.”
Pas kaq muajsh, Bora dhe Donaldi ndiqen sërish në Instagram dhe ky veprim është marrë gjithashtu si konfirmim i romancës.
Bora e hoqi Donaldin nga lista e ndjekësve gjatë kohës që ai nisi marrëdhënien me Beatrix brenda “BBV”. Jo vetëm Donaldin, ajo hoqi nga lista e ndjekësve edhe dy vëllezërit e tij.
Megjithatë, gjërat mes tyre u rregulluan pas daljes së Donaldit nga reality-shoë dhe romanca ka vazhduar aty ku ishte lënë në mes.