Luiz Ejlli është kthyer në një prej banorëve më të diskutuar të shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Frika e tij se vuan nga një sëmundje e tumorit dhe analizat e kryera në transmetim direkt të martën, kanë bërë që të gjitha mediat të shkruajnë për të.
Duek qenë se rezultoi shëndosh e mirë, ai është kthyer në shtëpinë e BBVA për të vazhduar garën, ndonëse është kritikuar nga banorët e tjerë për “gënjeshtrën” e tij.
Megjithatë, mbështetja e tij nga jashtë duket se nuk mungon pasi fansa të shumtë, kanë shprehur suportin e tyre për këngëtarin shkodran.
Madje sot (e mërkurë) një prej fansave ka dërguar një dron mbi shtëpinë e Big Brother VIP Albania në Tiranë, ku shkruhej një mesazh mbështetës për Luizin.
Por në momentin që ka ndodhur kjo, vëllai i madh iu ka kërkuar banorëve që të shkojnë në dhomën e gjumit, teksa videoja në fjalë ka bërë xhiron në rrjetin social TikTok.