Ky është Nejazi Imeri, po mbledh ato që mbetën nga djegia e shtëpisë. Para disa ditëve, pak para mesnatës një zjarr i madh kaploi shtëpinë e familjes Imeri.
Në tre dhomat e shtëpisë ishin 7 anëtarët e familjes por për fat të mire nuk i kishte zënë gjumi dhe shpëtuan të gjithë anëtarët pa lëndime. Por tani kanë mbetur 7 anëtarët e familjes pa shtëpi. I zoti i shtëpisë thotë se mundi që e kishte ndërtuar me vite të tëra, zjarri ia mori për një natë.
“Ju e patë edhe vet dëmin që ishte, dhe për tu rregulluar me ba rregullim veç kushton 6-7 10 mijë euro, unë nuk mund ta bëj. Ku ti gjej 10 mijë euro, a unë e kam 10 mijë denarë pensionin. Si ta merr mendja a mund të bëhet me këto para, a duhet të blejsh ushqim a të paguash komunalet a të ndërtosh shtëpi. Shkoi mundi im, 70 vjeçar edhe kjo më gjet mua, çka me bë”, shprehet Nejazi Imeri, raporton rtv21.
Ndërsa të gjitha gjërat që ishin në shtëpi i mori flaka dhe nuk ka mbetur asgjë nga shtëpia e vjetër. Të ardhura kjo familje ka vetëm 10 mijë denarët pension të Nejaziut.