×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjari i Jakup Krasniqit: Është nisur drejt Hagës me një aeroplan Special, nuk e dimë a ka mbërritur

    FrontOnline
    04 Nëntor 2020

    Familjari i Jakup Krasniqit, Dardan Krasniqi ka thënë se nuk kanë asnjë informacion nëse ish-zëdhënësi i UÇK-së ka arritur në Hagë.

    “Ai është nisur nga shtëpia drejt në Hagë me një avion që është aranzhuar nga vet Specialja. Gjatë ditës ka ndodhur një bastisje nga ora 6:00 e mëngjesit deri në pasdite. Neve si familjarë nuk na është lejuar që të futemi brenda. Me zotin Krasniqi e kemi pasur të pamundur komunikimin. E pamundësi për t’u takuar kishim edhe në momentin kur ai u largua për në Hagë”, ka thënë Dardan Krasniqi në Debat Plus.

    Ai ka thënë se Jakup Krasniqi ka qenë gjithmonë kundër UÇK-së dhe thotë se në vitin 2015 kur është votuar Spacialja ai fare nuk ka qenë deputet.

    “Ka qenë konsistent. Kemi qenë të bindur se vendit i duhet drejtësi por jo atë drejtësi siç po e bën Gjykata Speciale”, tha ai.

    Krasniqi thotë se me skenat e sotme nuk është përdhosur dinjiteti i ish-zëdhënësit të UÇK-së, por kanë treguar njëanshmërinë e Speciales.

    “Vet profili i bacës Jakup është pedagog me profesion dhe asnjëherë nuk i ka bërë ballë drejtësisë”.

    Familjari i Jakup Krasniqit thotë se që nga intervistimi Jakup Krasniqi asnjëherë më nuk është kontaktuar nga Specialja.

    “Ai është ndjerë komod në këtë drejtim. Jo që është ndjerë në siklet ndonjëherë në këtë temë pasi asnjëherë nuk ka hezituar t’i përgjigjet drejtësisë”.

    Dardan Krasniqi ka thënë se shteti i Kosovës e ka obligim që të merret me mbrojtjen e akuzuar nga Gjykata Speciale.

    “Ne e dimë se çështje e mbrojtjes është e garantuar me Ligj. Ne do të marrim masat si familje të koordinohemi me institucionet e shtetit se si do të organizohet mbrojtja e Jakup Krasniqit dhe të tjerëve”, tha ndër të tjera Dardan Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tashmë i pavarur, Haki Abazi, ka reaguar pasi ministria e Faton Pecit i dha 100 mijë euro vëllait të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar për herë të parë pasi u publikua kontrata, ku i dha grant prej 100 mijë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas raportimit se vëllai i deputetes së VV-së, Fitore Pacolli është shpërblyer me një tender...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot i është bashkuar stafit të ambasadës në ditën e vlerësimit për punonjësit lokalë. Ai tha se ata...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Johnatan Heagraves, iu është bashkuar sot një grupi të policëve të Kosovës, pasi ambasada ka...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka premtuar rritje pagash prej 41% për...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Vetëm katër ditë pasi e kishte regjistruar biznesin Blerim Pacolli, vëllai i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli përfitoi grant në vlerë prej...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gazetari nga Rahoveci, Shaip Shala, ka bërë një postimin në rrjetin e tij social “Facebook”, duke treguar me foto se pensionistët janë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Prokuroria Speciale ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve disamujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot ka arrestuar një person M.D...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.