×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjarët rikujtojnë heroizmin e dëshmorëve në Koshare, dhimbjen e mbajnë në zemër

    FrontOnline
    09 Prill 2025

    Kosharja, vendi ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar dhe u shkrua një nga faqet më të lavdishme të luftës së UÇK-së, sot kujtohet me krenari dhe me lot në sy nga familjarët e dëshmorëve.

    Në 26-vjetorin e kësaj beteje, zërat e familjarëve të dëshmorëve rikujtojnë jo vetëm heroizmin, por edhe dhimbjen që mbajnë në zemër prej dekadash.

    “Nuk na ka treguar se ku po shkon, na tha po shkoj në Gjermani…”, kështu nis rrëfimin Xhemile Qelaj, motra e dëshmorit 19 vjeçar Rifat Qelaj, i cili ra dëshmor në ditën e parë të Betejës së Koshares.

    Ajo tha se ai në Gjermani është organizuar me shokët atje edhe ka ardhur për të luftuar në Koshare.

    “Rifati ka qenë shumë i ri, ka pasur dëshirë që të shkojë në UÇK, po nuk e merrnin ata. Dëshironte të shkojë në Shqipëri. U mërzit. Thoshte nuk po më lënë të shkojë. Unë burrin e kam pasur ushtar, më thoshte me bë një emblemë të UÇK-së ta vendosi. Neve na ka mashtruar, tha dua të shkoj për Gjermani, sepse i kam pasur dy vëllezër në Gjermani. Është nisur për Gjermani, nuk ka qëndruar atje. Në Gjermani është organizuar me shokët atje edhe ka ardhur për Koshare këndej. Ne nuk e kemi ditur”, tha ajo.

    Disa ditë para se të binte dëshmor, Rifat Qelaj, kishte shkuar në fshat për të kërkuar të afërmit, pasi shumë kushërinj i ishin vrarë në masakrën e Izbicës. Ajo tha se aty kishte shpërthyer dhimbja e tij dhe vendosmëria për të luftuar.

    “Dy ditë pa u vrarë ka shkuar për të na kërkuar në fshat se aty kanë vrarë në Izbicë shumë mixhallarë. Aty është mërzitur shumë, ka thënë se i pari do të dalë në UÇK. Agim Ramadani i ka thënë se ti je më i ri, duhet të qëndrosh i fundit. Ai ka thënë se unë do të dalë i pari se në Izbicë i kanë vrarë kushërinjtë e mi. Këtu i pari ka qenë që është vrarë. Ditën e parë të Koshares që është thyer kufiri ai është vrarë. Vëllai i madh tha se po dalë me lyp, kur del këtu takohet me shokët e tij, ata i tregojnë që ai është i vrarë”, tha ajo.

    Kade Hajzeri, nëna e dëshmorit Shaban Hajzeri, kujton momentin kur biri i saj vendosi t’i bashkohej luftës. Një vendim që e mori me zemër, pavarësisht nga përpjekjet e familjes për ta ndalur.

    “Ka dalë nga shtëpia, janë munduar ta ndalin vëllezërit, babai. Jo, ka thënë, dua të shkoj që të luftojë. Ka dalë, ne nuk e dinim, ka hyrë një herë në Shqipëri, ka dalë kah Shqipëria me shokët e vet, ka thënë dua të shkoj që të luftoj në Koshare. Ka luftuar, kur është vrarë ne nuk e kemi ditur. Ne kemi qenë në Rozhajë, kur kemi ardhur na kanë treguar që është vrarë. Me kuletën, me krejt qysh i ka pasur në xhep, me të gjitha. I kemi marrë vesh që është vrarë”, rrëfen ajo me sy të përlotur.

    Fjalët e saj i japin zë një dhembjeje që s’është shuar as pas 26 vjetësh.

    “19 vjeç ende nuk i ka pasur. I ri, po Zoti e ka shkruar. Është betuar për këtë, Zoti inshallah e ka mëshiruar me xhenet. Neve na kanë lënë në liri, po nuk po dinë këta vlerën e as hiç. Ku jemi ne, nuk e di askush. As nuk kemi rrugë, as kurrgjë, nuk na kanë ngjitur dorën qe 27 vjet që ka ra ky”, tha ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas një postimi të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, ku...
    Lajme02 Qershor 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, ka pritur në takim homologun e saj nga Tanzania,...
    Lajme02 Qershor 2025
    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ambasadoren jo-rezidente të Kanadasë për Kosovën, Jessica Blitt dhe një delegacion të...
    Të tjera
    Sport02 Qershor 2025
    Klubi i Ligës Premier, Crystal Palace, do të zhvillojë bisedime me UEFA-n rreth pjesëmarrjes së tyre në garat evropiane sezonin e ardhshëm,...
    Lajme02 Qershor 2025
    Dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes një veture dhe traktori në fshatin...
    Lajme02 Qershor 2025
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është deklaruar pas takimit bilateral që zhvilloi sot me Kryenegociatorin e Kosovës, Bekim...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Opozita në Shqipëri ka kërkuar nisjen e një hetimi administrativ nga KQZ  dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të...
    Lajme02 Qershor 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëptirur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Me të është diskutuar për...
    Sport02 Qershor 2025
    Alpinistja kosovare, Uta Ibrahimi ka treguar vështirësitë që has përgjatë ecjeve të saja. Ajo, në emisionin “Ora e Pasdites”, rrëfeu se si...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.