Mbrëmë rreth orës 19:00 në lagjen “Jalija” në Novi Pazar është vrarë pronari i kompanisë “Selo Tours” Selatin Janjeva.
Në rrethana ende të paqarta raportohet se ka mbetur i plagosur edhe baxhanaku i tij.
Mediat serbe raportojnë për një mosmarrëveshje familjare, ku siç thuhet mes Janjevës dhe baxhanakut të tij kishte një mosmarrëveshje të gjatë.
Aty raportohet se Janjeva kishte sot një proces gjyqësor me gruan e tij, gjersa mbrëmë gjithçka ndodhi derisa ai ishte ulur para një prej lokaleve në lagjen Jalija. Sipas dëshmitarëve okularë, me veturë erdhën dy persona Zh.P, dhe E.SH. dhe mes tyre pati një konflikt në të cilin Janova plagosi në këmbë baxhanakun e tij.
Gjithçka përfundoi kur i dyshuari E.SH i cili ishte në vendin e shoferit nxori armën dhe vrau pronarin e kompanisë turistike.
Se bëhej fjalë për një mosmarrëveshje familjare e kanë konfirmuar edhe vetë familjarët.
Përmes një emaili të dërguar për IndeksOnline, ata thonë se ky rast nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë temë politike ose biznesore, por me një mosmarrëveshje famlijare.
Emaili i plotë:
“Te nderuar,
Ju lutem, pranoni kete njoftim si te vetmen te vertete te plote ne lidhje me rastin tragjik te vdekjes se Selatin Janjeva.
Rasti tragjik ka te beje me mosmarreveshje familjare dhe nuk ka te beje asgje me ndonje teme politike ose biznesore.
Ju lutem, te keni konsiderate per dhimbjen e familjes dhe te mos shperndahen keso informata jo te verteta.
Me respekt,