Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump kanë njoftuar një organizim për Halloween këtë fundjavë. Planet për ngjarjen e së dielës u bënë publike nga zyra e shtypit e zonjës së parë.
Ky është eventi i katërt vjetor që familja Trump organizon në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa organizatorët thonë se po merren “masa paraprake shtesë” për të përmbushur rregullat e Covid. Të ftuar do të jenë punonjësit e vijës së parë, anëtarët e familjes si dhe ushtarë e studentë, të shoqëruar nga prindërit e tyre.
Atyre do t’ju kërkohet të mbajnë maska për fytyrën dhe të ruajnë largësinë.
Ngjarja vjen pas një mungese të gjatë në publik për Melania Trump, e cila është shfaqur shumë pak në fushatën zgjedhore, teksa bashkëshorti i saj lufton për tu rizgjedhur.
Presidenti dhe zonja e parë, të cilët të dy rezultuan pozitivë për Covid-19 në fillim të tetorit, do të përshëndesin të ftuarit dhe fëmijët me veshjet karakteristike të Halloween nga hyrja e Shtëpisë së Bardhë.