Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Gresa dhe Pauli, kanë diskutuar lidhur me profesionin e tyre.
Të dy si aktorë profesionistë ndanin mendime të kundërta për puthjet skenike teksa Pauli u shpreh se nuk pranon role ku ka puthje skenike pasi ka grua.
“Nuk pranoj dhe nuk du me pranu pasi jam me dikë. Më pëlqen aktrimi dhe jam aktor por është zgjedhja ime që të mos e pëlqej këtë”, u shpreh Pauli.
Gresa, mes tjerash, u shpreh se do të pranonte role me puthje skenike pa asnjë telash meqë ky është profesioni i saj.
Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.