Vëllai i George Flyod, i cili vdiq në vitin 2020 shkaku i sulmit nga një oficer policie, ka hequr dorë nga padia kundër reperit Kanye West, për momentin.
Kështu thotë avokati i Philonise Floyd për TMZ, transmeton Indeksonline.
Philonise donte të padiste reperin sepse ai pretendoi në një podcast se George kishte vdekur nga konsumimi i lëndëve narkotike, dhe jo nga rrahja e policisë.
Vëllai i George donte që Ye të ndalonte së bërë pretendime të rreme dhe kishte marrë vendimin për padi.