Përfaqësuesit e familjes dhe miqtë e aktores Anna Heche , 53 vjeç, thonë se ajo është shpallur zyrtarisht me vdekje truri pas një aksidenti fatal me makinë në Los Anxhelos dhe asaj do t’i hiqet aparati që e mban në jetë.
Aktorja do të qëndrojë në një ventilator për të përcaktuar nëse ndonjë nga organet e saj të mbetur është i përshtatshëm për dhurim, shkruan Daily Mail.
“Ne duam t’i falënderojmë të gjithë për urimet dhe lutjet e tyre për shërimin e Anës dhe falënderojmë stafin e përkushtuar dhe infermieret e mrekullueshme që u kujdesën për Anne në Qendrën e Djegieve Grossman në Spitalin West Hills. Fatkeqësisht, si pasojë e aksidentit, Anne Heche pësoi një dëmtim të rëndë anoksik në tru dhe ndodhet ende në koma, në gjendje kritike. Ajo nuk pritet të mbijetojë – ka thënë një përfaqësuese e familjes së saj për mediat e huaja.
Ata shtuan se aktorja tashmë kishte pranuar të ishte dhuruese organesh, kështu që teknikisht ajo do të qëndrojë e gjallë deri në fund të kontrollit.
“Anne kishte një zemër të madhe dhe shpirti i saj bujar preku të gjithë ata që takonte. Më shumë se talenti i saj i jashtëzakonshëm, ajo e shihte përhapjen e mirësisë dhe gëzimit si punë të jetës së saj, veçanërisht duke nxitur idenë për të pranuar atë që do. Ajo do të mbahet mend për ndershmërinë e saj të guximshme dhe do t’i mungojë shumë për dritën e saj”, vazhduan ata në deklaratë.
Raportimet e fundit të mediave për gjendjen e saj janë se ajo është ende në koma dhe po lufton për jetën pasi përplasi makinën e saj në një shtëpi me shpejtësi 90 kilometra në orë të premten e kaluar, ndërsa ishte nën ndikimin e kokainës.
Siç shkruan Radar, aktores pas aksidentit të tmerrshëm iu gjet kokaina në gjak, ndërkohë që zyrtarët e policisë konfirmuan më parë se ajo nuk kishte pirë alkool, pavarësisht se ishte fotografuar me një shishe vodka në filxhanin e saj./FrontOnline/