Mëngjesin e ditës së enjte në aksidentin e ndodhur mes dy veturave në rrugën Viti-Kllokot, ka humbur jetën një person dhe katër të tjerë janë lënduar. Në mesin e të lënduarve rëndë është edhe 20-vjeçarja nga Vitia, Florjeta Ajeti.
Vajza nga komuna e Vitisë po qëndron e shtrirë në QKUK, ndërsa për shërimin e saj familja ka nevojë për ndihmën e personave të vullnetit të mirë.
Njoftimin për t’i ndihmuar asaj e ka shpërndarë në Facebook, Vjollca Kadolli, drejtoreshë në QKMF-në e Vitisë.
Njoftimi i plotë i saj:
Apel për ndihmë
Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë dhe posaqërisht qytetarë të Tërpezës
Florjeta Ajeti është vajza 20 vjeçare nga fshati Tërpezë, e cila ka qenë e përfshirë në aksidentin që ndodhi të enjten në mëngjes (03.12.2020) në rrugën Viti-Kllokot , ku fatkeqësisht në këtë aksident të rënd një qytetar vitias ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar.
Florjeta i është nënshtruar operacionit dhe për momentin është duke u trajtuar në QKUK.
Ajo rrjedh nga një familje me kushte të vështira sociale dhe i duhet ndihma e të gjithëve.
Qytetarët vitias njihen për solidaritet e humanizëm, prandaj ndihma nuk do t’i mungoj as Florjetës.
Të gjithë ata që dëshirojnë t’i ndihmojnë familjes, këtë mund ta bëjnë në llogarinë bankare:
Kasim Ajeti(babai i Florjetës)
NLB BANKA
Llog . 1702003021547739,
si dhe
adresa e dërgimit të ndihmave është te Market “Argjendi”-Tërpezë.
Numri i tel. 044667570