×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Familja Dehari dorëzon kallëzim penal ndaj Sylë Hoxhës

    FrontOnline
    15 Shkurt 2021

    Tomë Gashi, avokati i cili përfaqëson familjen Dehari, ka njoftuar përmes rrjetit sociale “Facebook”, se ka dorëzuar një kallëzim penal kundër ish Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, ish Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha.

    I njëjti ka bërë me dije se familja e Astrit Deharit kërkon drejtësi pa hakmarrje, duke treguar se ky kallëzim penal ka të bëjë me mosveprimet e tij si Kryeprokuror dhe Prokuror në rastin e hetimit të vrasjes së aktivistit Astrit Dehari.

    Gashi ka thënë se Sylë Hoxha, nuk ka ndërmarr asnjë veprim në kuadër të detyrës së tij për të siguruar prova që do të identifikojnë vrasësit e Astrit Deharit, për më tepër se katër vite.

    Postimi i plotë:

    Familja e Astrit DEHARIT kërkon drejtësi pa hakmarrje!Ashtu siç premtuam pas Referendumit për VETËVENDOSJE! ne sot po e publikojmë kallëzimin penal kundër ish Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, ish Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ish kandidatit për deputet të Kuvendit të Kosovës nga LDK – SYLË HOXHA.

    Kallëzimi penal ka të bëjë me mosveprimet e tij si person zyrtar – Kryeprokuror dhe Prokuror në rastin e hetimit të vrasjes së aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Astrit DEHARI.

    Kryeprokurori – Prokurori Sylë Hoxha nuk ndërmorri asnjë veprim të domosdoshëm në kuadër të detyrës së tij zyrtare për të siguruar prova që do të identifikonin vrasësit e Astrit Deharit, urdhërdhënësit për vrasje dhe ata që e fshehen vrasjen e Astritit për më tepër se 4 vite.#DrejtësipërAstritin

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Ka vdekur ambasadorja e ShBA’ve në Kosovë Tina Kaidanow. Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur ish-ministri Skënder Hyseni....
    Lajme16 Tetor 2024
    Ish ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë  Tina Kaidanoë, ka ndërruar jetë. Kontributi dhe angazhimi sistematik i Ambasadorës Tina Kaidanoë në pergatitjen e...
    Lajme16 Tetor 2024
    Haxhi Avdyli ka bërë një deklaratë ironike në lidhje me partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK, duke theksuar se ato gjithmonë kanë...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Lideri i AKR-së Behxhet Pacolli ka prezantuar shtabin zgjedhor të partisë si dhe ka bërë të ditur për aderime të reja, në...
    Lajme16 Tetor 2024
    Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka mirëpriti marrëveshjet e nënshkruara së fundmi nga vendet e Ballkanit Perëndimor në...
    Lajme16 Tetor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në emisionin “DPT te Fidani” ka folur në lidhje me atë se kush duhet...
    Lajme16 Tetor 2024
    Borxhi që operatorët ekonomikë kishin ndaj Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL) në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ishte...
    Lajme16 Tetor 2024
    Është një rrugë të cilën autobusët e kalojnë çdo ditë me nxënës e qytetarë të zakonshëm. Por, të martën njëri prej tyre...
    Lajme16 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka mbyllur sot zyrën ilegale të Komunës së Skënderajt që vepronte në Mitrovicën Veriore. Pas mbylljes Policia ka dhënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.