
Nexhmedini Bela nga fshati “Gjurgjedell”, i Kaçanikut, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , rrëfen vuajtjet që familja e tij përjeton çdo ditë. Ata jetojnë në një dhomë dhe koridor qe 20 vite.Ditët më të tmerrshme të familjes Bela janë ato në periudhën e dimrit, raporton Front Online.
Në një video të postuar në rrjetin social “Facbeook”, Nexhmedin Bela ka rrëfyer për jetën e vështirë të familjes dhe me kushtet e rënda që ata përballen.
“Jetoj me pension të veteranit ku marr vetëm 95 euro në muaj dhe shkaku i një kredie që ka marr për të mbrojtur shtëpin nga i ftohti ka nevoj për ndihmën tuaj”, ka thënë ai.
E për ti dalur në ndihmë kësaj familjes disa qytetarë kanë more inciativë që të ja ndërtojnë shtëpinë .Të gjithë ata që duan ti dalin në ndihmë kësaj familje munden të kontaktojnë në këtë numër +38346105060.
Më poshtë keni postimin e plotë :
Atë kohë kur ishim te dalldisur e rrugëtonim pa destinacion .
Atë kohë ky fshat ishte i bashkur na ushqente e na percjellte si te ishim JETIM.
Këto shtëpi ishin të stërmbushura me shqiptar me sofrën plot,buk e krip e zemër. Shtëpi të cilat gatuan me muaj të tërë prej lokes Shukrije e deri tek vajzat 10 vjeçare që ishin të lumtura pa pikë përtese ,sikur kishin dasëm .
Burrat e kësaj ane si Nexhmedini e Shyqeriu ,me pushkë në dorë e gjithmonë te gatshëm në percjellen tonë pa përtesë e me shumë vullnet në ato male e përroska, atë borë e shi asnjeherë nuk përtuan të na dërgojnë në rrugën e lodhshme që zgjaste 14 orë deri në Bllacë.
Por jo vetëm popullatën,por edhe shumica e armatimit dhe ushtarëve të UÇK-së për çdo ditë e natë që furnizuan të gjithë vendet e Kosovës, ky fshat su ndal kurr.
E sot këta dy ushtar te lirisë ndajn një shtëpi, ku Shyqeriu ka vetëm një dhomë ku jeton me gruan dhe vajzën e tij.
Ndersa Nexhmedini një bashkshort punëtor e baba i 6 fëmijëve që jeton me një koridor 3 me 3,e i thot sallon dhe ka vetëm një dhomë gjumi .
Ku shkolla mbyllet tash e nuk hapet kurr dhe vetëm deri tek kulla me qeshme ka 5 km ecje në këmbë, sepse transport nuk ka,rrugë ku duhet për çdo ditë ti percjell fëmijët dhe ti prit kur kthehen nga shkolla .
Jeton me pension të veteranit ku merr vetëm 95 euro në muaj dhe shkaku i një kredie që ka marr për të mbrojtur shtëpin nga i ftohti ka nevoj për ndihmën tonë,KAÇANIKAS .
Ashtu si ishin këta të bashkuar në ditët më të këqija të jetës tonë , ashtu të bashkohemi edhe ne sot e të hapim
zemrat tona si gjithmonë dhe ti largojm nga mjerimi e ti afrojm afër arsimit dhe jetës normale.
Ju vullnetar te mirë ,1 euro jepe me kënaqesi ,se blejm 4 tjegulla e kur bëhen shumë euro bëhen shumë tjegulla dhe kur bëhen shumë tjegulla atëher bëhet shtëpia ./Front Online/