Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar, me pretendimin se kanë falsifikuar para.
Siç thuhet në një njoftim të institucionit policor kosovar, ky operacion u bë në bashkëpunim me qytetarët.
“Falsifikim i parasë: Falë bashkëpunimit me qytetarë, hetuesit policorë nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore-Prishtinë, më 06.04.2023, kanë arritur të sigurojnë informata dhe prova se e dyshuara N.B., (viti i lindjes 1987, femër kosovare), ka tentuar të bëjë shpërndarjen e një sasie të parave të falsifikuara”, thuhet ndër tjerash.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë: